Basha: Rama i rrethuar nga kriminelë, ka frikë nga hija e vet

0
139

Kreu i opozitës, Lulzim Basha i është përgjigjur akuzave të bëra nga Edi Rama, në lidhje me paketën anti-KÇK.
Për kryedemokratin, kryeministri është i rrethuar nga kriminelë e mafiozë, ndaj ka frikë nga hija e vet.
“Rama ka frikë nga hija e vet. Është tmerruar nga ligjet e veta. I rrethuar nga kriminelë e mafiozë, ai vazhdon ti mbrojë ata me gjithçka ka në dorë. Edi Rama gënjen sa herë që hap gojën; pretendon se po lufton krimin kur në fakt mishërimi më i qartë i KÇK është…vetë qeveria e tij”, shkruan Basha.
Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në repartin RENEA ku është trajnuar njësia “Operacioni Forca e Ligjit”, për të prezantuar ligjin e ri të miratuar së fundmi, për masat pasurore ndaj personave të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar.
Sipas kreut të qeverisë, ka ardhur koha për t’i dhënë një përgjigje dërrmuese krimit të organizuar dhe të rikthehet respekti i publikut për Policinë e Shtetit. Për kreun e qeverisë, kohët ekstreme kanë nevojë për masa ekstreme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here