Kreu i opozitës Lulzim Basha, ka reaguar në rrjetin social FCB rreth zhvillimeve të sotme të protestës që organizon shoqëria civile për importin e plehrave. Basha i ka kujtuar kryeministrit Rama, se zëri i qytetarëve që protestojnë kundër importit të plehrave me një fjalim ordiner mbi qeverisjen e tij, nuk mund ta mbysë. Zoti Basha ka paralajmëruar se shenjat e sotme të kapjes së mediave, janë fundi i turpshëm të një oligarkie plehrash.
Reagimi i plotë i kryetarit të PD Lulzim Basha në Facebook.
Pasi u hoqi te drejten per te vendosur me referendum, Edi Rama u hoqi sot qytetareve edhe zerin e protestes duke bllokuar mediat me nje fjalim ordiner mbi qeverisjen e tij te korruptuar e te zhytur ne krim. Edhe pse i quan mediat e kazanit, ju ushtron presion dhe kontroll te rrepte. Keto jane vetem shenjat e nje fundi te turpshem te nje oligarkie plehrash. Nuk i ndalon dot qytetaret, duke u hequr zerin nga ekrani. Ata do te jene edhe me te shumte edhe me te palekundur. Ata do te vendosin per importin e mbetjeve. Ata, qytetaret, populli, asnje parti, asnje qeveri.