Basha takime në Gjirokastër me qytetarët

0
491

basha-2

Kryetari i PD Lulzim Basha, ka zhvilluar takime mbasditen e sotme, me qytetarët e Gjirokastrës. Takimin e parë e ka patur me banorët rom të lagjes “Zinxhira”. Këta të fundit në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar, kanë mbështetur me votë kandidatin e PD për Bashkinë Gjirokastër Igli Kokalari. Zoti Basha, është njohur me problematikat e këtij komuniteti të cilat janë jetike për vetë ta. Më pas, zoti Basha, ka qenë në takim me anëtarësinë demokrate në Kinoteatrin e qytetit. Kreu i opozitës, ka paralajmëruar aksion opozitar në mbarë vendin për të rrëzuar me votë të lirë qeverinë e majtë ndërkohë që garancia për proces normal dhe të lirë, është një qeveri pa Edi Ramën kryeministër. Zoti Basha, mes të tjerash, ka hedhur idenë e hapjes së PD dhe rikthimin në të, të të gjithë kontribuesve ndër vite. Kthimi i shpresës për një të ardhme më të mirë dhe normale është qëllimi ynë-është shprehur Basha para të pranishmëve. Zoti Basha, në këtë takim është shoqëruar nga kreu i PD për Gjirokastrën Roland Bejko, sekretari organizativ i PD Enno Bozdo, anëtari i Kryesisë së PD Tritan Shehu, si dhe Sekretari për Cështjet e të Përndjekurve në PD Tomorr Alizoti.

Shkruaj nje koment