Basha takon diplomatin e ri italian/ Ambasada: Javët e ardhshme, të një rëndësie të veçantë për të ardhmen e Shqipërisë

0
140

Kryetari i PD, Lulzim Basha është takuar me ambasadorin e ri të Italisë në Tiranë, Fabrizio Bucci.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada italiane shprehet se, takimi me liderin e  opozitës ka qenë një mundësi për të shprehur mbështetjen e Italisë në rikthimin e dialogut politik, me urimin për arritjen e një marrëveshjeje për reformën zgjedhore. 

“Takimi i parë i Ambasadorit Fabrizio Bucci me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Një mundësi e rëndësishme për të theksuar mbështetjen e Italisë në rikthimin e dialogut politik, me urimin për arritjen e një marrëveshjeje për reformën zgjedhore. Javët e ardhshme do të jenë të një rëndësie të veçantë për të ardhmen e Shqipërisë, kur do të vendoset për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE. Një bashkëpunim më i madh në vend dhe një dialog konstruktiv mes të gjitha palëve politike do të bëjnë më të zhdërvjellët rrugëtimin e përafrimit në Bruksel”, thuhet në njoftimin e ambasadës italiane në Tiranë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here