Basha takon Ministren e Jashtme të Suedisë: Mirënjohje për mbështetjen në rrugën e anëtarësimit në BE

0
132

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pati sot një takim me Ministren e Jashtme të Suedisë, Ann Linde, ku i ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen që Suedia i jep Shqipërisë në rrugën e antarësimit në BE.

‘Sot pata kënaqësinë të bisedoja me Ministren e Jashtme të Suedisë Ann Linde, të cilës i shpreha mirënjohje për mbështetjen që Suedia i jep Shqipërisë në rrugën e antarësimit në BE. Angazhimi ynë është të kontribuojmë për të plotësuar kushtet e Bundestag. Miratimi sa më parë i reformës zgjedhore, zgjedhjet e lira dhe të ndershme, ndarja e politikës nga krimi, vënia para drejtësisë e atyre që manipulojnë zgjedhjet, nxjerrja e sistemit të drejtësisë nga ndikimi politik dhe hetimi i korrupsionit në nivele të larta, jane rruga e vetme që do të përshpejtojë hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE.’-shkruan Basha në profilin e tij në fcb.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here