Basha thirrje qeverisë: Shpërblim financiar për punonjësit e policisë në krye të detyrës

0
135

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mbështet kërkesën e Sindikatës së Policisë për shpërblime suplementare për efektivët.
Përmes një statusi në “Facebook”, Basha thekson se punonjësit e policisë, të cilët janë në detyrë në këto ditë të vështira për vendin, duke rrezikuar më shumë nga COVID-19, ashtu sikur dhe mjekët.
Lideri i opozitës i bëri thirrje qeverisë që të gjejë mundësinë për të akorduar shpërblim financiar për punonjësit e policisë në krye të detyrës.
MESAZHI I BASHËS
Mbështes plotësisht kërkesën e drejtë të Sindikatës së Policisë për shpërblim suplementar për punonjësit e policisë.
Ashtu si çdo qytetar i këtij vendi jam dëshmitar për kushtet e vështira në të cilat ata po punojnë. Pas personelit shëndetësor, punonjësit e policisë janë në vijën e parë dhe ndër më të ekspozuarit ndaj rrezikut. Ata janë në shërbim me dhe pa orar në të gjithë vendin.
I bëj thirrje qeverisë që të gjejë mundësinë për të akorduar shpërblim financiar për punonjësit e policisë në krye të detyrës, dhe u kërkoj qytetarëve bashkëpunim të plotë dhe mirëkuptim e mbështetje për punonjësit e policisë në mënyrë që bashkarisht dhe duke u mbështetur tek njeri-tjetri ta tejkalojmë këtë situatë me sa më pak dhimbje.#ditemetemira

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here