Basha tur në jug të vendit

0
378

 

Kreu i opozitës shqiptare Lulzim Basha, këtë fundjavë, do të nisë takimet në jug të vendit. Kontakti me njerëzit është në axhendën e kryetarit të PD duke nisur takimet ditën e nesërme ( e shtunë) me qytetarët e Tepelenës dhe Përmetit, për të vijuar ditën e dielë paradite me qytetarët e Sarandës e Delvinës, për të vazhduar në orët e drekës dhe mbasdites me qytetarët e Gjirokastrës. “Të ndërtojmë bashkë një qeverisje për të gjithë” është ky sllogani i zotit Basha në turin e takimeve që ka ndërmarrë kohët e fundit në të gjithë vendin. Kreu i opozitës, zbret në bazë për t’u njohur me problemet dhe vështirësitë ekonomike që hasin sot qytetarët shqiptarë mes të cilëve edhe banorët e Qarkut të Gjirokastrës. Interesi për takimet e Bashës në Gjirokastër, po njeh rritje. Në qytetin e Gjirokastrës, ai do të jetë mesditën e të dielës ku takimin e parë e ka në orën 15:00 me qytetarë në lagjen Zinxhira. Më pas në orën 16:00 në Kinoteatrin e qytetit do të bashkëbisedojë hapur me qytetarë dhe me strukturat e PD dhe FRPD me qëllim rritjen e efikasitetit të tyre në këtë pragfillimi electoral kur kanë mbetur edhe 7 muaj nga dita e zgjedhjeve. Këto të fundit kanë ftuar qytetarët të marrin pjesë në takimet e të dielës. Kreu i PD Gjirokastër Roland Bejko, ka ftuar qytetarët gjirokastritë t’i bashkohen këtyre takimeve. Të goditur nga kjo qeveri, të varfër, të papunë të pasigurtë e pa të ardhme, kushdo që është i zhgënjyer, të dielën të vrasin frikën, të ngrenë zërin, të dalin nga shtëpia dhe së bashku të takohemi të gjithë, të vendosim sy më sy dhe fjalë për fjalë se kjo qeveri, duhet të largohet, pasi vendi ynë meriton zhvillim dhe qytetarët jetesë më të mirë-është shprehur zoti Bejko.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here