Basha vlerëson deklaratën e Dhomës Amerikane: Qeveria po shkatërron potencialet e vendit

0
157

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, vlerësoi si realist konstatimet e Dhomës Amerikane të Tregtisë se korrupsioni është problemi kryesor që pengon investimet e huaja në Shqipëri.
Përmes një postimi në “Twitter”, Basha vuri në dukje pasojat e rënda të korrupsionit për të ardhmen e vendit.
“Dhoma Amerikane e Tregtisë ka konstatuar (pa asnjë surprizë) se korrupsioni është problemi kryesor që e lë pas Shqipërinë në fushën e investimeve të huaja. Është korrupsioni në nivelet më të larta që në mënyrë të pafalshme po i vjedh të ardhmen vendit tonë.
I njëjti institucion i respektuar vlerësoi po sot potencialin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë për të thithur investime. Por ky potencial për zhvillim po shkatërrohet nga një qeveri që në gjenezën e saj ka kapjen e shtetit dhe korrupsionin” , shton më tej ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here