Basha vlerëson FRPD Gjirokastër, jeni shembull për t’u ndjekur

0
1065

 

15280991_1855202144725145_536714639_n

Kryetari i PD Lulzim Basha, gjatë takimeve që ka zhvilluar në Gjirokastër, ka kontaktuar edhe me të rinjtë e FRPD. Në një bashkëbisedim me të rinjtë e këtij forumi, zoti Basha është ndalur tek dinamika që ka FRPD në PD. Sic dhe premtoi vetë në fjalimin që mbajti para anëtarësisë së PD mbasditen e sotme, 35% e deputetëve të ardhshëm të zgjedhur nga populli, do t’i përkasin FRPD. Dinamika që përcjell zëri i të rinjve, është jetike pasi pa FRPD, nuk ka të ardhme PD-është shprehur Basha para të rinjve demokratë, në një bashkëbisedim me ta fill pas takimit në kinoteatër. Zoti Basha, ka vlerësuar edhe punën e FRPD Gjirokastër gjatë kohëve të fundit. Juve jeni shkollë për të gjitha forumet e tjera, jeni një shembull për tu ndjekur dhe keni vlerësimet më të mira-u është drejtuar Basha, të rinjve të FRPD. Në këtë takim, ka marrë pjesë kryetari i PD Gjirokastër Roland Bejko, si dhe kryetari i FRPD Gjirokastër Artan Aliko.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here