Basha zbardh bisedën me Berishën : Fola vetëm një herë, gati të ulem në tryezë

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka konfirmuar se ka komunikuar me ish kryeministrin Sali Berisha pas datës 9 shtator kur mori vendimin për ta përjashtuar nga grupi parlamentar.

I ftuar në Radarin Informativ në ABC, Basha tha se hera e fundit që ka folur me Berishën ka qenë data 9 shtator, kur e pezulloi nga grupi parlamentar dhe se më pas ka pasur vetëm një moment shkëmbimi mesazhesh, ku ish-kryeministri e ka ngushëlluar për humbjen e të atit.

Pjesë nga intervista:

Çfarë do të sakrifikonte Lulzim Basha për bashkimin e PD-së?
Atë që bëra prej momentit të parë, që nuk ju fsheha vendimit më të vështirë të jetës sime politike. Nuk e hodha tutje “topin” e përgjegjësisë se me një anëtar një votë demokratët janë kanë besuar kryetarit të partisë.

Do të uleshe me Berishën?
Nuk kam pasur dhe nuk kam asgjë me Berishën.

A do të kërkonit një takim?
Ta kërkoj unë? Për çfarë. PD nuk shpëtohet nga përçarja duke vendosur interesat personale mbi atë të demokratëve. Në momentin që e ndal këtë, nuk ka absolutisht asnjë pengesë, pasi falë investimit tim është akoma edhe në PD edhe në parlament.

Kur keni folur për herë të fundit me Berishën?
Në 9 shtator.

Asnjë komunikim më pas?
Jo me zë.

Në ç’kuptim?
Çështje private familjare të fatkeqësive familjare, kemi pasur shkëmbime mesazhesh. Ngushëllimesh. Që nuk kanë të bëjnë me situatën në PD.

E përjashtoni mundësinë?
Unë komunikoj me këdo dhe cdo demokrat edhe me Sali Berishën nëse komunikimi ju vlen interesave të demokratëve. Nuk jam unë ai që rikthen kulturën e të linçuarit të mendimit ndryshe. Berisha i detyrohet një apologji demokratëve dhe për të tjerat kam qenë dhe mbetem njeriu më i hapur në PD.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment