Bashkëjetuesja e Vangjel Tavos, e di se ku po shkojnë 95 milionë eurot për bujqit shqiptarë

0
1483

“Kuçedrat” e LSI dhe të Ilir Metës thajnë burimet financiare të parashikuara për bujqësinë, duke marrë fondin e destinuar të jepet dhe për tre vitet e ardhshme. Para që shkojnë ne blerjen e votave për LSI.

Në fund të marsit të këtij viti u mblodh komiteti i monitorimit pranë Ministrisë së Bujqësisë, ku u deklarua se për sektorin e bujqësisë do të jenë disponibël deri në vitin 2020 një fond prej 95 milionë eurosh, nga të cilat 71 milionë euro financohen nga BE dhe 24 milionë euro nga qeveria shqiptare.

Një lajm i mirë?

Reklama

Natyrisht, rihapja e mundësive të granteve dhe e skemave të kompensimit nëpërmjet fondeve kombëtare dhe ndërkombëtare janë një mundësi e shumëpritur gjatë gjithë vitit, jo vetëm nga kompanitë që operojnë në sektorin e agrobiznesit, por kryesisht nga fermerët, të cilët i shohin ato si një mundësi për të rritur kapacitetet e prodhimit, për të modernizuar teknologjinë e mbi të gjitha, për të përmirësuar produktet dhe sigurinë ushqimore.

Por skenari për agrobiznesin nuk duket dhe aq rozë. Pavarësisht gjithë parave që vihen në dispozicion nga kombëtarët e ndërkombëtarët, ato ngelen shumë pak të prekshme. Mund të thuhet se fajtorë për këtë janë informaliteti dhe procedurat burokratike administrative, çka bën që fondet kthehen mbrapa pa mundur të aksesohen nga biznesi.

Dikasteri i Bujqësisë, që drejtohet “me dorë të fortë” si një bastion i LSI-së që kur u formua koalicioni aktual qeveritar, ka si “majën e diamantit”, që teorikisht duhej të ishte burimi i madh i financimit të bujqësisë, skemën kombëtare, e cila menaxhohet nga AZHBR, si dhe skemat ndërkombëtare SARED dhe IPARD II.

AZHBR – Është një skemë kombëtare e mundësuar nga Ministria e Bujqësisë dhe fondet për të cilat mund të aplikohet nuk janë shumë të larta, ato variojnë nga 200.000-600.000 lekë, por prekin një gamë të gjerë nënsektorësh të bujqësisë si mbarështimi i blegtorisë, akuakulturën, prodhimet në sera, kultivimin e frutave të thata, fermat organike, vreshtat, ullinjtë, etj. Në shkallë vendi, kjo skemë është parashikuar që t’i japë një hov institucional dhe financiar sektorit ku punojnë më shumë shqiptarë se kudo. Pra, në dispozicion ka një fond të konsiderueshëm, 15.4 milionë euro vetëm për këtë vit nga buxheti.

Por jo rrallë eksponentë të LSI-së ankohen në publik për varfërinë që ka pllakosur fshatrat e Shqipërisë, megjithëse ai është një dikaster që mbulohet prej kësaj force politike. Përse nuk pyesin Suela Popën, drejtuese e kalçifikuar tashmë e ZBZHR-së se kujt ja jep këto fonde dhe sa jep nga këto fonde? Përse, pavarësisht nevojës shpeshherë jetike që kanë bizneset bujqësore dhe fermerët, zbutja e informalitetit në bujqësi ka qenë shumë pak e dukshme gjatë viteve të fundit, ku shifrat kokëforta tregojnë për një regjistrim dhe jo formalizim real të subjekteve që operojnë në bujqësi. Mospatja e dokumentacioneve ligjore dhe financiare, me raste dhe bazike, e bën të pamundur aplikimin në këto skema.

Problem tjetër ka qenë veçanërisht në skemat kombëtare burokracia e lartë për përgatitjen e dokumentacionit dhe ankesat e shpeshta të ngritura nga fermerët për pagesa nën dorë për ‘ndihmesat’ në realizimin e dosjes të ofruara këto nga ana e administratës së LSI-së.

As projekti i kooperativizimit të mjeteve të punës nuk është realizuar, ndonëse shihet nga ekspertët ndërkombëtarë të fushës si një rrugë e suksesshme drejt progresit dhe ndonëse tanimë nuk ka asnjë pengesë ligjore.

Përsa kohë që Agim Rrapaj (Gimi i 7 përqindëshit tek video e bllokut të Ilir Metës) tanimë është rikthyer në krye të shoqatës së Agronizmesit dhe shoqja e Vangjel Tavos drejton fondet nga ana qeveritare, duket se familja e presidentit të zgjedhur nuk duhet të ketë frikë se do të ketë video të tjera që të nxjerrin publikisht se ku shkojnë fondet që alokon buxheti i shtetit për bujqësinë. Por, të paktën, të mos ankohen se pjesa e PS në qeveri është ajo që po lë në varfëri fshatarët…

Burimi: Pamfleti.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here