Bashkia e Gjirokastrës, “masakron” Gjuhën Shqipe tek statuset në FCB

0
178

Faqja Zyrtare e Bashkisë së Gjirokastrës, mesa duket administrohet nga ndonjë person që ka “hesape” më vec me gjuhën shqipe.

Një postim i hedhur para pak orëve i shkruar me mangësi të thella të njohurive të gjuhës standarte shqipe, e kthen këtë faqe e pakta qesharake dhe e shumta problematike dhe të vonuar për nga perfeksionimi i të shkruarit normal të gjuhës sonë.

Në të gjitha fjalitë e shkruara, hasen probleme gjuhësore të cilat edhe një sy normal apo nxënës i fillores, e kap lehtësisht se kemi të bëjmë me një masakrim të gjuhës shqipe.

Të gjitha shigjetat e kuqe dalluese në foto-postimin e Bashkisë Gjirokastër, të vendosura nga Jugunews.net tregojnë gabimet e rekorduara nga administratori i kësaj faqeje.

Jugunews.ne me dëshirën e mirë për të ndihmuar Faqen Zyrtare të Bashkisë Gjirokastër, po përcjell këshilla në distancë sesi duhet të shkruhet, cfarë gërmash i mungojnë apo cfarë i teprojnë dhe kjo, me dëshirën që administratori i faqes në mos nuk do të shkojë në kurse private për të rimësuar gjuhën shqipe, të ketë si referencë këto këshilla gjuhësore.

Tek fjalia e dytë zbulon plot katër gabime.

Duhet kosha të rinj dhe jo të rrinj me dy bashkëtingëllore “rr”.

Tek po e njëjta fjali, duhen me gërmën “ë” në fundoren e fjalëve Estetikë dhe Funksionalë pasi janë në numrin shumës.

Tek emërtesa Agjensia e Shërbimeve Publike, duhet Agjencia, pra me gërmën “c” në vend të gërmës “s”. Kjo, pasi fjalët e huaja nga burimi latin e neolatin me gërmën “c”, do të shkruhen me “c” e jo me gërmën “s”.

Tek fjalia e parafundit, bie në sy mungesa e zanores “ë” në fundoren e emërtesës Bashtesë, duke e lënë këtë emërtim sakat.

Dhe tek fjalia e fundit ka dy gabime elementare të gjuhës shqipe.

Nuk duhet kontribojmë, por kontribuojmë me zanoren “u” pas bashkëtingëllores “b” kontribut-kuntribuojmë.

Dhe gabimi i fundit tek fjala sëbashku nuk është e plotë por e ndarë së bashku pasi sipas Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe të botuar në vitin 1972 në paragrafin 67, pika b thuhet: “Shkruhen ndaras ndajfoljet dhe lokucionet ndajfoljore, si: së bashku, së afërmi, së dyti, së fundi, së jashtmi, së larti, së paku, së toku, së thelli, më së fundi, për së afërmi, për së gjalli, për së mbari etj.”

Sadopak i erdhëm në ndihmë Bashkisë së Gjirokastrës me dëshirën e mirë që në të ardhmen, të përmirësohet administratori i faqes, ose po e ka të pamundur, nuk është keq të pajtojë ndonjë mësues gjuhe të fillores për të përmirësuar njohuritë që ndoshta nuk i ka fituar dot, kur ka qenë në moshë për t’i mësuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here