Bashkia e Gjirokastrës pushon nga puna 52 punonjës! Ishin te “infektuar” nga “koronavirusi”?

Nga Telnis Skuqi/

– Ky bën sikur është i zgjedhur jo sikur është emëruar, – më shkruajti një miku im i shtrenjtë nga Gjirokastra.
– Është e dënueshme në kushtet e emergjencës së fatkeqësisë natyrore, por unë dhe kolegët e mi nuk jemi shkaktarët e saj, – shton më tej ai, dhe, sakaq më shpjegoi me hollësi se tri ditë më parë 52 punonjës u shkarkuan nga administrata e Bashkisë së Gjirokastrës me firmën personale të kryebashkiakut të emëruar, Flamur Golemi
Ngela pa fjalë.
– Ky jo vetëm që është injorant, i pashkollë, fshatar në të menduar, por është edhe njeri i lig, – mendova unë.
– Më mirë të merrja koronavirusin, se sa të më vinte letra e pushimit nga puna. Covid-19 të jep shanse të jetosh, por Bashkia e Gjirokastrës të dënon me vdekje, – më shkruan një nga 52 të shkarkuarit.
Sipas tij, ky është një veprim kriminal që ka ndërmarrë kryebashiaku i emëruar në kohën e koronavirusit, ndërsa bota dhe Shqipëria po përballet me pandeminë kryebashkiaku socialist i Gjirokastres gjen kohen me te papershtatshme tu heqe buken e kalamajve 52 prinderve.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment