Bashkia Gjirokastër braktis personat me aftësi të kufizuar , i lë jashtë buxhetit për 2021

0
218

Personat me aftësi të kufizuara në bashkinë e Gjirokastrës e kanë të paaksesueshme lëvizjen në rrugët dhe sheshet e qytetit . Kjo për shkak të hapësirave të pakta dedikuar këtyre të fundit . Në të shumtën e rasteve në vendet e posaçme për qëndrimin e kësaj kategorie të qytetarëve parkohen automjete të ndryshme duke mos iu lënë hapësirë pavarësisht sinjalistikës orientuese. Ndërsa policia bashkiake e cila ka autoritetin dhe përgjegjësin për të mbikqyrur këto të fundit nuk reagon. Nga ana tjetër qytetarët e Gjirokastrës e dënojnë këtë akt duke e cilësuar papërgjegjshmëri të institucioneve përkatëse por edhe mos ndërgjegjësim të shoferëve.


“E papranueshme duhet te merren masa”-thotë një qytetar.
“Të dënohet kush zë vendet e caktuara bashkia të mar masa , nuk i përkrahin këta qytetarë”-thotë një tjetër qytetar.


Kryetarja e shoqatës së invalidëve “Para dhe Tetraplegjikë” në Gjirokastër Vjollca Koko thotë se lëvizja e tyre në qytet është e pamundur. Ndërsa bashkia e Gjirokastrës i ka penalizuar këtë kategori qytetarësh duke i lënë jashtë buxhetit si në 2020 por edhe në 2021.
” Lëvizja e lirë në bashkinë Gjirokastër është e pamundur. Ne kemi një rregullore që detyron ndërtuesit , projektuesit të hartojnë , se si të ndërtohet një pallat , një institucion, jo vetëm të ndërtohet por edhe të përshtatet sepse duhen mar masa pasi jemi pjesë e një konvente ndërkombtare. Shteti shqiptar ka nxjerrë disa legjislacione.Ligjet i detyrojnë jo vetëm ndërtuesit që në marrjen e lejes por është dhe ligji i 2016 që detyron bashkitë të krijojnë hapësirë për të gjithë personat me paaftësi. Asnjë masë e tillë nuk është mar. Ne nuk jemi pjesë e buxheteve të bashkive.Nuk ishim në vitin 2020 na vjen keq nuk jemi as në buxhetin e bashkisë për vitin 2021″-përfundon Koko.


Ndërtesat e institucioneve publike që ndodhen në Bashkinë Gjirokastër nuk kanë elementet bazë si thjeshtë një rampë . Ndërsa trotuaret janë të ngushtë duke mundësuar kalimin e vetëm një apo dy personave por jo të një individi me karrike me rrota .
Sipas VKM nr. 1503, dt. 19/11/2008 “Për shfrytëzimin e hapësirave nga ana e personave me aftësi të kufizuar” parashikon se trotuaret duhen të jenë të gjerë jo më pak se 1.2 m duke mos përfshirë pemë, tabela etj.
Transporti publik gjithashtu nuk u jep mundësi për të lëvizur pasi ato nuk kanë rampë në hyrje apo hapësirë të dedikuar për qëndrimin e personave me aftësi të kufizuar. Gjithashtu, transporti publik nuk ofron itinerare me zë apo me tabela të mirë përcaktuar për personat me aftësi të kufizuar në shikim dhe dëgjim.
Në bazë të ligjit nr. 93/2014 “Për përfshirjen sociale dhe aksesueshmërinë e personave me aftësi të kufizuar”, doli VKM nr.1074, dt. 23/12/2015 “Për përcaktimin e masave për mënjanimin e pengesave në komunikim dhe infrastrukturë në ofrimin e shërbimeve publike për personat me aftësi të kufizuara”.

Shkruaj nje koment