Bashkia Gjirokaster harron femijet, asnje investim per parqe

0
89

Nga Klara Stefanidhi

Ne çdo qytet dhe lagje eshte e nevojshme qe Bashkia t’u mundesoje femijeve hapesira per te luajtur dhe argetuar, por ne qytetin e Gjirokastres kjo gje mungon. Ky qe shihni ne pamje eshte nje i ashtuquajtur “park” i ndertuar ne lagjen Palorto. Parku eshte bosh pasi asnje femije nuk shkon aty te luaje. Arsyeja eshte se ky “park” nuk eshte nje vend i sigurt dhe i pershtatshem per ta sipas prinderve te tyre. Lodrat jane te pakta dhe te prishura,vendi i mbuluar me zhavor,kabllot qe jane shume afer me lodrat. Dhe sikur mos te mjaftonin keto shume makina kalojne afer ketij parku. Prinderit jane te shqetesuar t’i lejojne femijet te luajne ne kete park sepse sipas tyre levizja e makinave ne kete lagje mund te shkaktoje aksidente fatale. Bashkia e Gjirokastres duhet te ndertoje sa me shume kend lojerash per femijet por te sigurta dhe te pershtatshme per ta.

Shkruaj nje koment