Bashkia Gjirokaster “kursen” ndriçimin ne Palorto

0
98

Nga Klara Stefanidhi

Vijojne problemet ne lagjen Palorto. Kete rradhe behet fjale per mungesen e energjise elektrike ne kete rruge e cila prej disa muajsh mungon. Mungesa e dritave gjate mbremjes po krijon frike dhe panik tek disa qytetare pasi mund te behet burim kryesor per aksidente te shumta. Siç duket edhe nga pamjet ndricimi i vetem vjen nga banoret e lagjes te cilet detyrohen qe te vendosin drita ne oborret e shtepive te tyre. Sipas tyre kjo eshte rruga e vetme per te pasur ndricim ne raste se do ju duhet te levizin ne oret e vona te nates per probleme emergjente. Ata shprehen se jane ankuar per kete problem por mesa duket Bashkia ka filluar te kurseje qe tani energjine elektrike duke e lene ne erresire kete lagje.

Shkruaj nje koment