Ditët e Gjelbërta – “GreenDays” u zhvilluan përgjatë kësaj jave në bashkinë e Përmetit me qëllim edukimin dhe ndërgjegjësim mjedisor tek të rinjtë e shkollave të qytetit. Aktiviteti u krye në kuadër të projektit Plani i Integruar për nje Mjedis të Qëndrueshëm, mbështetur nga Bashkimi Europian (BE) dhe i zbatuar nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) nepermjet Qendres Kulturore Mediatike Antigonea(QKMA) dhe Qendres per Zhvillimin Rajonal (CRD). Nisma është pjesë e 60 projekteve që finacohen nga Programi Rajonal për Demokraci Lokale (ReLOaD).

Në kuadër të ketij projekti në datat 21 dhe 22 Nëntor 2019, eksperti i ftuar prof. Sazan Guri bashkëbisedoi në mënyrë interaktive dhe zgjoi interesin e nxënësve në dy shkollat 9 vjecare dhe ne shkollën e mesme Sami Frashëri të Qytetit te Permetit.
Bashkëbisedimi u perqendrua në planin e integruar për nje mjedis te qëndrueshëm në Bashkinë e Përmetit, se si duhen përmirësuar politikat lokale nëpërmjet instrumentave me impakt komunitar, si dhe politikat edukuese në bashkëpunim me shkollat e këtij qyteti.
Gjithashtu bashkëbisedmi konsistoi në ndërgjegjësimin e nxënësve, dhe të vetë stafit akademik. Në të morën pjesë rreth 100 nxënës të shkollave 9 vjecare dhe mbi 40 nxënës të shkollës së mesme.
Në këto biseda u fol mbi rolin dhe vlerën e koncepteve për një mjedis te qëndrueshëm, për etikën mjedisore, për menaxhimin e mbetjeve, për trajtimin e ujrave të ndotur, për mbrojtjen e monumenteve të kulturës, për mbrojtjen e gjeomonumenteve, hidromonumenteve dhe biomonumenteve, të cilat nuk janë me pakicë në bashkinë e Përmetit.
Rëndësi të vecantë iu kushtua alternativave për ndërhyrje me karakter ekologjik ambiental në përmirësimin e sistemit urban në tërësi jo vetem ne qytet por edhe neper fshatra. Po aq rëndësi iu kushtua ruajtjes dhe mbrojtjes së pyjeve dhe mekanizmave të shtimit të drurëve, si në zonat pyjore dhe në zonat urbane, pavarësisht se ky qytet ka një dekoracion të lartë biodiversitiv.
Projekti do të vijoje me aktivitetin e tij përmbyllës të martën në datë 26 Nëntor ne nje konference ku do te prezantohet para publikut studimi i planit të integruar për nje mjedis të qëndrueshëm me pjesëmarrje të studiuesve të çështjeve të mjedisit dhe politikave të BE.
