Bashkia tejfryn administratën me militantë, opozita kundër

Bashkia e Gjirokastrës, në buxhetin e ri të 2017, ka vendosur të tërheqë në agjencitë varëse prej saj dhe në administratrë, një numër të konsiderueshëm punonjësish të rinj. Për opozitën, kjo lëvizje ndërmerret për qëllime politike dhe tërësisht elektorale kur ky vit është zgjedhor. Ndërkohë që arsyet e servirura nga kryetarja e Bashkisë, janë zeruar nga kreu i këshilltarëve demokratë në Këshillin Bashkiak Roland Bejko. Sipas këtij të fundit, racionalizimi nga ana e bashkisë duhej të ishte kryer në mënyrën e duhur ndërkohë që apeloi për mos shtim të administratës bashkiake në një kohë kur populli i thjeshtë po heq vaktet për të paguar taksat e bashkisë. Ndërkaq zoti Bejko dhe këshilltarët bashkiakë të djathtë, kanë qenë kundër miratimin e buxhetit të ri të 2017, pikërisht për këto arsye dhe për mos marrjen në konsideratë, të asnjë propozimi nga ana e opozitës.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment