Bashkia “privatizon” investimin në Pazarin Karakteristik. Në njoftimin që ka publikuar në faqen zyrtare në Facebook, Bashkia vendos të parën veten e vet, pastaj Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim dhe diku nga fundi qeverinë shqiptare përmes ministrive të linjës, asaj të kulturës dhe të zhvillimit urban. Njëkohësisht ka refuzuar përmendjen e emrit të zv kryeministrit Niko Peleshi që ishte përfaqësuesi më i lartë i qeverisë shqiptare, si dhe ministrat Eglantina Gjermeni, Mirela Kumbaro e Blendi Cuci. Duket haptazi antipatia e Bashkisë dhe kryetares që përfaqëson LSI, ndaj qeverisë dhe përfaqësuesve të saj, pavarësisht se kjo e fundit, është donatorja kryesore në rehabilitimin e Pazarit Karakteristik.