Bashkimi Europian dënon sulmet ndaj lirisë së shtypit gjatë krizës Covid-19

0
140

Prurë në shqip nga Ejvlana Skënderi/

Përpara Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, Ministri i Jashtëm i Gjermanisë thotë se gazetaria e pavarur po dobësohet gjatë pandemisë së koronavirusit. BE gjithashtu ka paralajmëruar se liria e mediave është nën kërcënim në disa vende.

Bashkimi Europian kritikoi kufizimet në mediat e vendosura nga disa vende gjatë krizës së koronavirusit. Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas gjithashtu ndërhyri për të mbrojtur gazetarinë e pavarur një ditë përpara Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit të Dielën.

“Ka shumë mundësi që pandemia COVID-19 të përdoret për të kufizuar lirinë e shtypit në disa vende. Gazetarët duhet të jenë të lire të punojnë pa censure. ” tha diplomati më i lartë i BE Josep Borrell në një deklaratë në emër të 27 vendeve anëtare. Hungaria është një nga vendet europiane që është kritikuar më së tepërmi për kufizimin e lirisë së gazetarëve gjatë pandemisë.

“Reporterët pa kufij” kanë paralajmëruar që shumë gazetarë në të gjithë botën mund të përballen me censura ose liri të kufizuara ndërsa përhapja e virusit çon në kufizime në jetën e përditshme. Paralajmërimi vjen një ditë pasi Kina burgosi një gazetar për “sulm ndaj partisë komuniste”.

Gazetaria e pavarur është e rëndësishme

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Heiko Mass, sëbashku me homologët e tij në Mbretërinë e Bashkuar, Francë dhe Hollandë dhanë një deklaratë ditën e shtunë ku theksonin rëndësinë e pavarësisë së gazetarisë gjatë kohës së koronavirusit. “Është thellësisht shqetësuese të shohësh që botimet në të gjithë botën po bien dhe po mbyllen ndërsa gazetarët po humbasin punën e tyre për shkak të fundosjes së të ardhurave,” tha Maas.

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, me sloganin “ Gazetaria pa frikë ose favore” është bazuar në rëndësinë e gazetarisë së pavarur për një demokraci funksionuese. OBSH ka paralajmëruar vazhdimisht për një “infodemi” të përhapjes së informacionit të rremë në internet për koronavirusin. 

Burimi: https://www.dw.com/en/eu-condemns-attacks-on-press-freedom-during-covid-19-crisis/a-53311679

Shkruaj nje koment