Bashkimi Europian i kërkon ndjesë Italisë për reagimin fillestar

0
192

Sjelle në shqip nga Ejvlana Skënderi/

Parlamenti Europian u mblodh për të diskutuar një përgjigje të përbashkët nga vendet anëtare ndaj koronavirusit. Një projekt-rezolutë kërkon një strategji të përbashkët për zbehjen e masave emergjente.

Anëtarët e Parlamentit Europian u mblodhën ditën e djeshme për të diskutuar mbi një mbrojtje më të madhe për qytetarët e Bashkimit Europian para sulmit të koronavirusit.

Në fjalëne hapjes, Komisionerja Europiane Ursula von der Leyen përsëriti një ndjesë për Italinë në emër të Europës për dështimin e saj për të ndihmuar që në fillim të pandemisë.

“Është e vërtetë që askush nuk ishte i përgatitur për këtë. Është gjithashtu e vërtetë që shumë nuk ishin aty në kohën e duhur kur Italisë i duhej një dorë që në fillim. Dhe është e drejtë që Europa të kërkojë falje për këtë. Por, nuk u desh shumë kohë për të kuptuar se të gjithë duhet të mbrojnë njëri-tjetrin dhe vetveten. Europa e vërtetë po ngrihet në këmbë, ajo që ndihmon njëri-tjetrin kur është më shumë e nevojshme. E njëjta Europë që dërgoi ndihmësit nga Polonia dhe mjekët nga Romania shpëtuan jetë në Itali dhe ku respiratorët nga Gjermania ishin një rrugë shpëtimi për Spanjën.” – u shpreh ajo në fjalimin e saj.

Buxheti i riformuar

Pas fillimit zhgënjyes, përgjigjja e Europës është më impresionuesja në botë sipas komisioneres von der Leyen. Ajo u shpreh se Europa ka bërë më shumë në këto katër javë se sa ka bërë në 4 vitet e para të krizës së kaluar, u shpreh ajo duke u referuar krizës ekonomike në 2009. Blloku i përbërë nga 27 vende ka vendosur të riformulojë buxhetin e tij për tu përqëndruar një pjesë më të madhe të tij në vitet e para të shpenzimeve.

Politikania gjermane u shpreh para ligjvënësve të Bashkimit Europian që buxheti i ri 7-vjeçar, i cili hyn në lojë që nga janari, do të jetë udhëheqës për shpëtimin e vendeve.

“Ne do të përdorim të gjithë fuqinë e buxhetit europian për të përfituar sasinë e duhur të investimeve që do të na duhen për të rindërtuar tregun pas koronavirusit. Ne do ta fuqizojmë atë investim për rimëkëmbje.” – u shpreh Ursula von der Leyen.

Bisedimet mbi buxhetin janë bllokuar prej gati një viti. Disa vende anëtare nuk janë të gatshme për të paguar më shumë se afërsisht 75 miliardë euro për të mbuluar dëmin që largimi i Britanisë ka problem.

Kritika ndaj Polonisë dhe Hungarisë

Në seancën e jashtëzakonshme të Parlamentit Europian, ligjvënësit votuan në mbështetjen e sistemeve shëndetësore të vendeve anëtare dhe një strategji e përbashkët për daljen nga masat e emergjencës.

Një rezolutë e hartuar përpara mbledhjes kritikoi sjelljen e vendeve anëtare Hungarisë dhe Polonisë gjatë krizës së koronavirusit. Kalendari normal i mbledhjeve të parlamentit është momentalisht i pezulluar për shkak të situatës.

Anëtarët do të votojnë në mënyrë elektronike përmes e-mail-it me një rezultat që do të lajmërohet të premten. Kombet ranë dakord për një shifër prej 500 miliardë eurosh për një plan emegjence në ndihmesë të vendeve anëtarë në vështirësi.

Burimi: https://www.dw.com/en/coronavirus-eu-apologizes-to-italy-for-initial-response/a-53142603

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here