Bashkimi Europian premton që do të kemi sezon turistik veror

0
185

Komisioni Evropian deklaroi se do të propozojë hapjen graduale të kufijve të BE-së, për t’i dhënë një dorë industrisë së turizmit, që është goditur rëndë nga pandemia e koronavirusit.
Në përpjekje për të frenuar përhapjen e infeksionit, Bashkimi Evropian i ka mbyllur kufijtë në muajin mars, përfshirë edhe zonën e lëvizjes së lirë, Schengen.
“Mesazhi ynë është se ne do të kemi sezon turistik këtë verë, qoftë me kufizime apo me masa të sigurisë”, tha komisionari për Ekonomi i BE-së, Paolo Gentiloni.
Duke folur në një intervistë për gjashtë gazeta evropiane, Gentiloni tha se industria e turizmit në Evropë përballet me një humbje prej 40% të aktivitetit të saj.
Disa shtete kanë nisur të hapin kufijtë. Austria dhe Gjermania ranë dakord për heqjen e kufizimeve. Nga e premtja, në vendkalimet e tyre kufitare do të ketë kontrolle, ndërsa nga 15 qershori do të rinisë lëvizja e lirë.
“Duam t’ua lehtësojmë jetën e përditshme qytetarëve tanë dhe të ndërmarrim një hap tjetër drejt normalizimit”, tha kancelari austriak, Sebastian Kurz.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here