Bashkimi Evropian bllokon marrëveshjen Britani-Francë për kthimin e emigrantëve me gomone

0
84

Brukseli ka bllokuar marrëveshjen e Britanisë së Madhe për të kthyer me gomone në Francë emigrantët e paligjshëm.

Sipas një dokumenti që disponojnë mediat britanike, refuzimi ka ardhur nga një prej punonjësve më të besuar të zyrës së Presidentes së KE-, Ursula Von der Leyen.

Politikani gjerman Bjoern Siebert u tha zyrtarëve të lartë britanikë se blloku do të refuzojë të marrë në konsideratë nënshkrimin e një ‘marrëveshjeje kthimi’ pas Brexit.

Ai e bëri me dije këtë gjatë një takimi me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Zyrës së Kabinetit Sir Tim Barrow. Kjo do të thotë që Britania nuk do të jetë në gjendje të kthejë emigrantët me gomone në Franc ashtu siç kishte parashikuar.

Shkruaj nje koment