Bashkimi Evropian çel zyrtarisht negociatat me Shqipërinë

0
184

BE ka hapur zyrtarisht negociatat me Shqipërinë. Ishte ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë, Jan Lipavský, i cili e njoftoi në përfundim të Konferencës së Parë Ndërqeveritare që po mbahet në Bruksel sot.

“Në këtë slide mund të shënojmë hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Pra momenti nisi tani”, tha ministri i Jashtëm çek

Por sa kohë zgjat anëtarësimi?

Ritmi i negociatave varet nga shpejtësia e reformës dhe përafrimi me ligjet e BE-së në çdo vend dhe kohëzgjatja e tyre mund të ndryshojë. Komisioni Evropian përshkruan progresin e vendeve kandidate në raportet vjetore.

Për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, ekzekutivi i BE-së tha në vlerësimin e vitit të kaluar të dy vendet ishin ‘mesatarisht të përgatitura’ në shumicën e gjashtë grupeve dhe kanë parë njëfarë progresi.

Realisht, mbyllja e kapitujve mund të zgjasë disa vite, siç ka ndodhur me Serbinë apo Malin e Zi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here