Bastet sportive online, Ibrahimaj: Ligji hidhet për konsultim javën e ardhshme

0
94

Në fillim të javës së ardhshme do të hidhet për konsultim publik ligji për hapjen e basteve sportive online, bëri të ditur ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj, gjatë konferenca mbi treguesit e ekonomisë gjatë 3-mujorit të parë të vitit.

“Ligji parashikon rihapjen online te basteve sportive, dhe jo të gjitha basteve siç kanë qenë më parë në pika fizike.”

Ligji do të hidhet për konsultim publik në fillim te javës së ardhshme dhe do të kalojë fazat e konsultimit publik dhe më pas do të shkojë në qeveri dhe do të ndjekë fazat e miratimit në parlament.

Shkruaj nje koment