
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, zgjodhi një shprehje të dikurshme të kryeministrit Rama për lojërat e fatit, për të ironizuar përpjekjen për rikthimin e basteve.
Në një postim në Tuiter, Tabaku shkruan se “njeriu që citonte Kuranin për të këqiat e basteve ka lajmëruar diskutimin për rihapjen e tyre”.
“Jam kurioze të di si do ia justifikojë të tijve ndryshimin e mendjes?! Po shqiptarëve që në tetor 2018 u tha se gjithë pronarët e basteve qenë kriminelë?! Ç’ka ndryshuar nga dje?!”, pyet Tabaku.
Ideja e rikthimit të basteve sportive u hodh fillimisht nga presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, dhe ka gjetur mbështetje edhe nga presidentët e federatave të ndryshme sportive në vendin tonë.