BE do të investojë 9 miliardë euro në vendet e Ballkanit Perëndimor

9 miliardë Euro investime do të bëjë Bashkimi Europian në vendet e Ballkanit Perëndimor. Shuma u bë publike nga Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi, i cili prezantoi planin ekonomik për zhvillimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor .
Investimet do të përqëndrohen kryesisht në transport, energji, projektet në mbrojtje të ambientit e ato dixhitale që synojnë krijimin e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin ekonomik afatgjatë.
Paketa po ashtu parashikon edhe fonde ndihmë për rajonin për kapërcimin e krizës së pandemisë së COVID-19.
Paketa po ashtu parashikon edhe ndihmën në uljen e kostove për investime publike dhe private.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment