BE kritika të forta Ramës dhe Vuçiçit për ‘Mini Shengenin’ pa Kosovën

0
138

Me iniciativë të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, e kryeministrit të Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, është nisur një projekt i cili është emëruar si “Mini Schengeni Ballkanik”. 

Dje në Ohër ndërkohë është zhvilluar takimi i dytë i tre liderëve, por në Maqedoni nuk ka qenë asnjë përfaqësues nga Republika e Kosovës, duke qenë se të gjithë krerët e shtetit e konsideronin si një nismë të gabuar, duke kritikuar kështu Edi Ramën se po tenton të krijojë një “Jugosllavie të vogël”.

Lidhur me këtë nismë në një përgjigje ekskluzive për Express nga Bashkimi Evropian, kanë thënë se këto iniciativa për rritjen e bashkëpunimit rajonal janë të mirëseardhura, megjithatë japin vërejtje që duhet të jenë të përfshira të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe që nisma të tilla të jenë në përputhje me të gjitha rregullat e Bashkimit Evropian.

“Është e rëndësishme që nisma rajonale të përfshijnë të gjitha partnerët në Ballkanin Perëndimor, dhe të jenë në përputhje me rregullat e Bashkimit Evropian, duke u bazuar gjithmonë në angazhimet e marra më herët”, ka thënë zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijancic, për Express.

Me tej Kocijancic ka thënë se bashkëpunimi regjional është një element esencial për perspektivën Evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Në fund zëdhënësja e BE’së thotë se mirëpresin faktin se në përfundimet e Samitit të mbajtur në Ohër, thuhet se masat që do të dalin nga kjo nismë rajonale nuk do të zëvendësojnë asnjë  dhe do të respektojnë të gjitha angazhimet e marra nga marrëveshjet ekzistuese siç është marrëveshja e CEFTA-s e Traktatin E komunitetit të Transportit.

Një nisme të tillë ndërkohë e ka përkrahur edhe SHBA’ja. Përfaqësuesi Special për Ballkanin Perëndimor, Mattheë Palmer, ka thënë se SHBA’ja e përkrahe një nismë të tillë duke e quajtur si premtuese, ndërkohë ka thënë se në të ka vend edhe për Republikën e Kosovës, Malin e Zi dhe Bosnje e Hercegovinën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here