BE pezullon marrëveshjen për vizat, reagon Rusia: Do përballeni me pasoja që nuk i prisni

0
212

Rusia paralajmëroi Bashkimin Evropian se do përballet me pasoja pasi ministrat e Jashtëm të bllokut evropian janë pajtuar për të pezulluar marrëveshjen për viza me Rusinë, raporton agjencia shtetërore të lajmeve RIA Novosti.

“Shkelja, anashkalimi apo tërheqja e BE-së nga marrëveshja për lehtësimin e vizave me Rusinë nuk do të mbetet pa pasoja. Ne do të vendosim vetë nëse masat do të jenë diçka që BE-ja nuk e pret”, tha zëvendësministri i Jashtëm rus Alexander Grushko për agjencinë e lajmeve.

Pas një takimi jozyrtar dyditor në Pragë, ministrat e jashtëm të BE-së arritën të mërkurën konsensus politik për të pezulluar plotësisht marrëveshjen për lehtësimin e vizave midis Bashkimit Evropian dhe Rusisë.

Vizat tashmë ishin të kufizuara për disa kategori shtetasish rusë.  

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here