BE s’na pranon, Rusia : Shqipëria të vijë në bashkimin tonë ekonomik

0
121
Russian President Vladimir Putin attends an interview with NBC's journalist Megyn Kelly in Kaliningrad, Russia March 2, 2018. Picture taken March 2, 2018. Sputnik/Alexei Druzhinin/Kremlin via REUTERS ATTENTION EDITORS - THIS IMAGE WAS PROVIDED BY A THIRD PARTY. - RC1242BB4A70


Pas bllokimit të çeljes se negociatave për anëtarësim në BE nga Franca, Shqipërisë dhe Maqedonisë veriore i mbërriti një ftesë nga Moska, per t`iu bashkuar Unionit Ekonomik Euraziatik.

Thirrja është bërë nga Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në BE, Vladimir Chizhov, gjatë Forumit Ekonomik Eurasiatik në Verona të Italisë.

“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do ta gjejnë më shpejt mirëkuptimin në Unionin tone sesa në BE”, theksoi diplomati rus.

“Unë jam i sigurt se vendet, të cilat janë kandidate për anëtarësim në BE, por shpresat e tyre janë ngrirë nga Brukseli mund të kenë më shumë benefite në EEU, shtoi diplomati.

Bjellorusia është i vetmi vend europian që po merr pjesë në unionin e drejtuar nga ruset.

Shkruaj nje koment