“Becchetti”/ PD padi për mosngritjen e Komisionit: Do bëjmë gjithçka që 120 milionët të mos i paguajnë shqiptarët

0
167

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike, Grida Duma dhe Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi kanë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese padinë për vendimin anti-kushtetues të Kuvendit për mosngritjen e komisionit hetimor për çështjen Becchetti.

Në një prononcim për mediat, Grida Duma tha se Rama ka frikë të hetohet sepse është i dështuar, shkaktar për humbjen e 120 mln eurove.

Duma është shprehur se PD do të bëjë gjithçka që 120 milion eurot të mos i paguajnë me lekët e shqiptarëve.

“Jemi sot në Gjykatën Kushtetuese sa i përket hapjes dhe miratimit të Komisionit Becchett-i, çështjes “Becchett-i”.

Pa dyshim, fitorja e parë e Partisë Demokratike është fakti që ata treguan publikisht që nuk miratojnë dot një komision hetimor sepse janë të qartë që është një çështje e humbur.

Është e qartë pse?! Sepse në dy dekada është traditë normale që nuk ka nevojë për miratimin e asnjë force politike, komisionet hetimore me ¼ e deputetëve mblidhen dhe kjo mjafton është e legjitimuar për të ngritur komisionin hetimor.

 Padyshim, Partia Demokratike nuk kënaqet dhe nuk mundet që të ndalojë thjeshtësisht tek një fitore publike, mediatike dhe e bërë pasi është bërë fare e qartë se Rama ka frikë të hetojë sepse e di që është shkaktar, përgjegjës për 120 mln euro të cilat arsyeja për të cilat Komisioni Hetimor ekziston dhe duhet të ekzistojë.

Megjithëse po vonohet por nuk pengohet dot plotësisht, e sigurt është që Shqipëria është e vonuar në shumë aspekte, por le të përpiqemi që të mos jetë një çështje e penguar dhe harruar.

Dhe ne këtë do të bëjmë sepse 120 mln euro i Arbitrazhit Ndërkombëtar që ndëshkon Shqipërinë që ta paguajnë shqiptarët, ku shkaktar është Rama dhe keqqeverisja, për shkak të faktit të thjeshtë se politika merr hak politikisht ndaj një media, ndaj një investitori etj, etj. pra shkaktar janë ata, duke influencuar edhe tek gjykata shqiptare, të cilat në përfundim marrin vendime që ndëshkohen nga gjykatat ndërkombëtare.

Kjo është çështja dhe 120 milionët ne do të luftojmë deri në fund që të mos ta paguajnë shqiptarët por ta paguajnë shkaktarët, “Rama and company”.

Mazhoranca nuk pranoi që të ngrihej komision hetimor për këtë çështje duke e rrëzuar kërkesën e PD-së në Kuvend.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here