Begaj fshikullon Londrën për emigrantët: Dështimet mos i fshihni pas shqiptarëve

0
124

Presidenti Bajram Begaj ka bërë homazhe pranë vendvarrimit të Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti në 555 vjetorin e vdekjes së tij. Ai është pritur nga kreu i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu dhe autoritetet e tjera vendore. Teksa theksoi rëndësinë e heroit tonë kombëtar, Begaj u ndal dhe te diskriminimi ndaj shqiptarëve.

Ai iu referua deklaratës së ministrit të emigracionit britanik, Robert Jenrick, teksa tha se ka zyrtarë të lartë që po mundohen të fshehin dështimet pas shqiptarëve. “Ne shqiptarët edhe sot 617 vjet pas lindjes së Kastriotit, duhet t’u kujtojmë disave historinë e vendit tonë dhe të Evropës. Kastrioti është heroi ynë kombëtar sepse ne jemi mirënjohës për luftën, suksesin dhe shembullin.

Por Gjergj Kastrioti ishte një shqiptar si të tjerë në mote e sot që kanë dashurinë për këtë popull dhe dinë të arrijnë suksesin për veten e të tjerët. Këta shqiptarë janë këtu dhe atje ku ka zyrtarë të lartë që duhet të zgjidhin dëshpërimin e tyre ditor duke i rënë në qafë emrit të shqiptarëve.”, u shpreh ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here