Begaj i dekretoi në heshtje, hyjnë në fuqi ligjet për legalizimin e kanabisit, studentët e Mjekësisë dhe për Akademinë e Shkencave

0
127

Janë botuar në fletoren zyrtare ligji që lejon legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore, ligji për Akademinë e Shkencave dhe ai për studentët e Mjekësisë.

Tre ligjet që u kaluan në heshtje nga Presidenti i Republikës, janë publikuar në fletoren zyrtare.

Të tre ligjet u miratuan në seancën e fundit të parlamentit në të gdhirë të datës 21 korrik,

pavarësisht kontestimeve nga opozita dhe shoqëria civile.

Ligji për mjekët e rinj i detyron studentët e Mjekësisë që të punojnë deri në pesë vite në Shqipëri, përpara se të marrin diplomën, ose në të kundërt do të duhet të paguajnë tarifat e studimeve. Përmes një vale protestash, studentët e Mjekësisë e kundërshtuan këtë ligj si diskriminues dhe të pakonsultuar.

Shkruaj nje koment