Begaj kërkon njohjen e shtetit të Kosovës nga Vatikani

0
53

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot Sekretarin e Selisë së Shenjtë për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare, Arqipeshkvin Paul Richard Gallagher.

Duke evidentuar marrëdhëniet e shkëlqyera ndërshtetërore midis Shqipërisë dhe Shtetit të Vatikanit, por edhe ato shpirtërore midis komunitetit katolik shqiptar dhe Selisë së Shenjtë, presidenti Begaj përshëndeti vizitën Gallagher në Shqipëri dhe e konsideroi atë një konfirmim të këtyre marrëdhënieve

Shkruaj nje koment