Begaj uron Krishtlindjen: Gëzime, begati dhe paqe për të gjithë shqiptarët

0
80

Presidenti Bajram Begaj ka qenë sot në Katedralen Orthodokse dhe Katolike, ku ka uruar Krishtlindjen për të gjithë besimtarët e krishterë.

Begaj uroi që shqiptarët të kenë sa më shumë gëzime, begati dhe paqe.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj shkoi sot pranë Katedrales Ortodokse dhe asaj katolike për të uruar Krishtlindjen.

“Sot është një ditë e veçantë. Erdha këtu për t’i uruar hirësisë së tij këtë ditë të shenjtë. E falënderova për mesazhet që ka dhënë për rininë, durimin dhe shpresën. Të kenë sa më shumë gëzime, begati dhe paqe për të gjithë shqiptarët”, tha Begaj.

Shkruaj nje koment