Bëhuni gati, nesër nami në Gjirokastër, IGJEUM: Priten përmbytje masive

0
144

Gjirokastra nesër do të jetë një prej zonave me intensitet të lartë rreshjesh. Kjo konfiurmohet nga IGJEUM në buletinin e vet parashikues për 24 orët e ardhshme.

Sipas këtij instituti, pas një thatësire të tejzgjatur, me nisjen e shirave po afrohet dhe rreziku i përmbytjeve dhe pikërisht nesër, qarku i Gjirokastrës rrezikon të pushtohet nga shirat intensivë shoqëruar edhe me përmbytje.

Sot pasdite dhe nesër e martë 20 nëntor, priten rreshje intensive deri lokalisht shumë intensive në shumicën e qarqeve të vendit. Ndërsa në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër priten rreshje shumë intensive.

Mundësi për përmbytje të lokalizuara nga përrenjtë dhe lumenjtë e vegjël ose në zona urbane, kryesisht përgjatë fundit të ditës së nesërme në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër-shprehet në buletinin e vet IGJEUM ku i referohet Jugunews.net.

Gjirokastra në fillim të këtij viti ishte në epiqendër të përmbytjeve dhe kohës së keqe duke lënë pasoja tek zonat më nevralgjike në qytet si në kodrën e lagjes Punëtori dhe në Kodrën e Shtufit të cilat kanë përbërje të paqëndrueshme të formacioneve shtufore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here