Bejko, apel pushtetarëve, zgjohuni, ka rënë tërmet !

0
453

00228-00_07_46_07-still030earthquake_2015-1

14740986_10211285497198265_1904991120_n-1

Kryetari i PD Gjirokastër Roland Bejko, ka dënuar indiferencën e treguar nga autoritetet drejtuese shtetërore, të cilat kanë qenë inaktive në situatën emergjente që pllakosi Gjirokastrën në 12 orët e fundit, si pasojë e valëve të tërmeteve. Në një deklaratë bërë publike përmes rrjetit social Facebook, zoti Bejko, ka bërë fajtor drejtuesit më të lartë vendor si prefektin e Qarkut, Bime, kryetaren e Bashkisë Rami, si dhe drejtuesit e institucioneve emergjente dhe spitalore, për gjendjen kaotike që mbretëroi në qytet dhe në tërë zonën jugore, si pasojë e situatës së njohur. Njëkohësisht Bejko, u ka bërë thirrje popullsisë, t’i dalë zot vetes në kushtet e indiferencës totale të strukturave shtetërore.

Më poshtë jepet e plotë deklarata e zotit Bejko.

Tërmetet bien, pushtetarët fshihen !

Flamur Bime, (Prefekti)Zamira Rami, (K.B.Gjirokastër), Krenar i Tavos( Drejtor i Spitalit Rajonal) dhe gjithë ju krenaristët e pushtetit, çohuni nga gjumi !

Populli e ka gdhirë në rrugë! Ju shërbëtorët e tij, ku jeni?! Dilni ngrini në gadishmëri shtabin e emergjencave; pushtetarët, zjarrfikset, spitalin, ambulancat, zahirenë, ilaçet, çadrat, ujin e pijshëm, etj.

Këto veprime bëhen në shtetet normale në raste të mundshme katastrofash, zjarresh, tërmetesh, përmbytjesh.

Nuk ju kërkon njeri të ndaloni tërmetet, se nuk mundeni, por të jeni në gatishmëri dhe të informoni qytetarët për vazhdimësinë referuar lidhjeve me qendrat sizmike (që në Shqipëri janë jashtë loje), të vendeve fqinje. Të informoni për masat e mara. Të jeni pranë qytetarëve se ndaj ju kanë votuar, edhe pse keni shenzuar shumë miell e para.

Ju sot dështuat!

Kur qytetarët kishin nevojë për ju, ju s’isht aty.

Në rast tërmetesh edhe minjtë dalin në rrugë, madje të parët, por ju ishit fshehur, si asnjë specie tjetër në të tilla raste.

Ju pushtetarët e sotëm, jeni specie e veçantë.

As tërmeti nuk ju tremb, ose keni qenë thumb nga hashashi i pushtetit dhe nuk keni marë vesh gjë për tërmetet që tmeruan dhe foshnjat në bark të nënës.

Njerëz, dilni zot vetes, sa tju dalë hashashi “barinjve” të pushtetit tuaj!

Ata janë ose duke ruajtur parcelat me drogë të të afërmve të tyre, ose në gjendje të dehur nga hashashi i pushtetit.

Zoti na ruajt!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here