Bejko: Ata që ndjekin Berishën, hanë bar! Me protestën, kërkon të dëgjohet nga Europa

0
124

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Roland Bejko thotë se në protestën e 6 dhjetorit nuk do të marrë pjesë.

Në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, ai deklaroi se ka bërë një shkrim pak ditë më parë kur e quante protestë të gabuar, por se tani ka ndërruar mendjen.

Sipas tij, Rama gëzon që Berisha proteston se e luan si demokraci funksionale.

I qaja hallin Berishës asaj pjese që ka humbur rrugën dhje ndjek asgjëkundin se Berisha është asgjëkundi, pastaj vrava mendjen pse e marr kaq seriozisht këtë rob zoti që amerikanët nuk e duan më.

Amerikanët kanë thënë se kemi këtë zotërinë që e kemi shpallur non grata për korrupsion, kemi dhe këtë tjetrin që mbase ka 100 kusure por këtë duam ta kemi partner dhe duam PD-në në pushtet.

Këta që ndjekin Berishën zgjodhën të gabuarin dhe janë në procesin e të ngrënit bar. Se të hash bar, është të vish rrotull si kali në lëmë.

Pse ti thuash jo mos ta bëj protestë?  Le ta bëj, se Sali Berisha ai është dhe në ditët më të mira gjithnjë i ka braktisur institucionet.

Në perëndim thuhet se duhet të funksionosh në institucione se ndryshe nuk mund të jesh parti pushteti.

Berisha është në pamundësi, nuk i ka kushtet që të jetë në tryezën e madhe të politikbërjes.

Nuk është në parlament, në parlament është me 1 minutë e gjysmë, si asnjëherë tjetër.

Ai do të gjëmojë dhe dëgjohet, dhe ku ka rast më të mirë që Europa ta dëgjojë, se sa kur krerët e shteteve vijnë këtu.

Ky është rast historik, që hera e parë që krerët e shteteve të Europës vijnë në Shqipëri, kur t’i thonë Ramës kush është ai, Rama do thotë se është ai i partisë së financuar me paratë ruse, ai i shpallur non grata.

Berisha në vend të vërë vetullat, do nxjerrë sytë. Protesta është anti-perëndimore se pse perëndimi mban Ramën në pushtet.

Nuk e përmend më fjalën revolucion. Ti je sovranist, çke me perëndimin? Ti thua sovranin e heq populli, por ai e di se pa perëndimin nuk vjen në pushtet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here