Bejko: Basha iku, kriza mbeti. Berisha nuk mban premtimet që ka dhënë

0
46

Ish-sekretari për pushtetin vendor në PD, Roland Bejko, thotë se pavarësisht largimit të Bashës, partia vijon të jetë në krizë. Në studion e lajmeve të MCN TV, Bejko u shpreh se dorëheqja e Bashës i hoqi Berishës narrativën, duke nxjerrë në pah pamundësinë e tij për të mbajtur premtimet.

Zoti Basha tregon mosinteresim për politikën. Në politikë duhet të jesh aktiv në çdo çast. Mund të shpëtosh njëherë, mund të fitosh njëherë. Duhet të gjenerosh lëvizje. Në Shkodër bashkëqeveriset me të majtën. Basha mirë bëri që u dorëhoq. I hoqi narrativën zotit Berisha. Sot ai është fare i qartë, të gjithë ata që duan ta shikojnë se kush është e kanë aty, të qartë. Basha ka ikur, kriza ka mbetur. Berisha po humbet mbështetës, sepse e shohin që nuk po mban premtimet. Premtoi primare por nuk u ballafaqua në debat me zotin Ibsen Elezi.

Sa i takon deklaratave të deputetit të CDU-së, Peter Bayer, Bejko tha se po lexohet në mënyrë të njëanshme nga demokratët që mbështesin Berishën.

Nuk ngelet më të për të sqaruar unë. Grupi i foltores vazhdon të manipulojë. Lexon vetëm pjesën e dytë të deklaratës së z.Beyer. i gjithë faktori euroatlantik mesa duket është në një linjë me qëndrimin e zotit Berisha. Zoti Escobar e ka theksuar disa herë që qëndrimet e saj janë në një linjë. Ata e bëjnë jo se kanë diçka personale me z.Berisha por është vendim i DASH. Leximi i keq i këtyre deklaratave do të thotë se po e çojnë PD në greminë.

Sipas Bejkos, është i qartë qëndrimi që kanë ndërkombëtarët në raport me Berishën.

Vetëm një ditë më parë ishte 70-vjetori i kurorëzimit të mbretëreshës. Zoti Berisha nuk ishte i ftuar. Ky është një mesazh i qartë. Thuhet se PD do të jetë e izoluar me Berishën në krye.

Bejko përsëriti se kreu i zgjedhur i PD-së po e përdor partinë si strehë.

Kam parë një luftë të brendshme në PD me skenar dhe regjisor zotin Berisha. Ai e do këtë parti që ta ketë si strehë, që ta përdorë për imunitet. Shqipëria është në partneritete dhe si e tillë nuk ka atë sovranitet që zoti Berisha apo të tjerët t’ua servirin mbështetësve të vet. Zoti Rama ç’nuk bën për të siguruar mbështetjen e ndërkombëtarëve.

Pavarësisht se e cilësoi Berishën si kryeministri më serioz i Shqipërisë, Bejko thotë se akuzat ndaj tij janë shumë të rënda.

Fakti që në Shqipëri kanë ndodhur shumë ngjarje, i besoj. Do të doja të mos ishin të vërteta akuzat ndaj Berishës. Janë shumë të rënda, çfarë duhet të bëjë dikush që ta nxjerrë demokracinë e tij jofunksionale? Politikanët kur ndërrojnë sisteme vijnë për të ndërruar një sistem të ri, ajo është prova në të cilën vihen. Por kur u thuhet se ti dështove në ndërtimin e demokracisë, kjo është shumë e rëndë.

Zoti Rama ka gati një grup parlamentar me probleme me drejtësinë. Ky është vetëm fillimi. Zoti Berisha për mendimin tim ka qenë më seriozi.  

Sipas tij, Berisha nuk ka më çfarë t’i japë PD-së dhe as vendit.

Kam qenë kundër rikthimit të Berishës. Jo vetëm pse u shpall non grata. Mendoj se Berisha e mbylli kohën e tij dhe nuk ka çfarë i jep këtij vendi. Këtë e tregon realiteti. Le të na thotë diçka për çmimin e naftës. Është problemi më i madh që kanë tani shqiptarët. Pse nuk flet Berisha? Mos vallë ata rreth tij kanë lidhje me oligarkët? Ka premtuar protesta, thotë që kam 40 mijë mbështetës. Le të nxjerrë 20 mijë. Por atij i mungon karta morale, sepse akuzohet për korrupsion. Ka të drejtë për ato që thotë, por i mungon besueshmëria.

Shkruaj nje koment