Bejko bashkbisedim me qytetaret ne FB per shqetesimet e perditshme dhe plani i PD per rimekembjen e Gjirokastres

Ne nje bashkebisedim me qytetaret ne FB kandidati per deputet i PD z.Roland Bejko iu eshte pergjigjur disa prej pyetjeve per çeshtje te caktuara me interes per keta te fundit. Siçeshte ekonomia, arsimi apo emigracioni ,si nje plage e rende e hapur ne qytetin e Gjirokastres qe sa po shkon dhe po shpopullohet.
Ne nisje te bashkbisedimit z.Bejko u ndal tek fushata qe kryeministri Edi Rama dhe partia socialiste eshte duke zhvilluar . Sipas z. Bejko , Rama po perdor situaten e Covid-19 per te bere politike perfshire ketu procesin e vaksinimit ku kryeministri shfaqet vetem ne keto qendra duke propaganduar “suksesin” e tij ne sigurimin e vaksinave anti Covid pavaresisht se Shqiperia eshte nder vendet e fundit qe arriti te siguroje disa doze vaksinash ne nje kohe kur gjithe bota kishte nisur kete proces me ritme te shpejta.
“Paaftesi por edhe strategji per ta perdorur procesin e vaksinimit per fushaten e zgjedhjeve elektorale te 25 prillit”- keshtu eshte cilesuar prej kandidatit per deputet te PD z. Roland Bejko.

Prej qeverise Rama eshte premtuar disa here gjate 8 viteve ndertimi i aeroportit te Gjirokastres por gjithcka mbeti ne kuader te premtimeve elektorale pasi asgje nuk u be.

“I eshte kerkuar Edi Rames gjate fushates por ai nuk e ka vizionin se sa i rendesishem eshte ky aeroport. PD jo vetem do ta mar ne konsiderate pasi ne kemi mbeshtetur nje grup intelektualesh qe mbrojne ceshtjen e zhvillimit te aeroportit por se bashku do te bejme te gjitha llojet e llogarive ekonomike . Te mos harrojme qe jemi ne nje moment ku ka “plasur” premtimet per ndertime aeroportesh. Do te shihet rijetezimi i aeroportit te Gjirokastres pastaj se si do jete per levizje pasagjeresh apo do kete forma dhe karakteristika te tjera, kjo do te percaktohet nga leverdia ekonomike.”

Persa i perket shpopullimit z.Bejko ka theksuar se ky do te jete prioritet per rikthimin e te rinjve ne vend. “Gjirokastra ka patur nje rini te madhe, sot rinia eshte larguar disa ne kryqytet te tjere jashte vendit. Braktisja e vendit vjen pasi nuk ka pune, ekonomia. Mjafton te hapesh ekonomine , tregun, ta çlirosh ekonomine nga taksat e larta, te subvencionosh sektore te ndryshem si ne rastin e turizmit. Te rinjte largohen , edhe ata qe jane te arsimuar , kane nje pune , por kane endrra, per kete duan te largohen ta zhvillojne ne nje vend te botes , per nje mireqenie. Ne do te kujdesemi qe keta te rinj ta krijojne te ardhmen e tyre ne Shqiperi. PD ka nje paket sociale te kenaqshme per te rinjte sic eshte marrja persiper e pageses se interesave te kredise per strehim, per te rinjte qe duan te studiojne do te japim bursa, per nxenesit te ardhurat e familjes se tyre jane me pak se 64 mije leke te reja ne muaj si dhe sipermarrja. Zhvillimi i sipermarrjes eshte i rendesishem, ne kemi parashikuar per ata te rinj qe do te investojne ne vende te braktisura do tu garantojme mbeshtetje si dhe heqjen e taksave per disa vite dhe subvencione duke u nisur dhe nga numri i njerezve te punesuar me biznesin e tyre.”
Persa i perket punesimeve pak kohe para zgjedhjeve te 25 prillit z.Bejko eshte shprehur se : “Rama eshte ne panik. Marrin persona qe kane nevoje i punesojne por jo ne bordero, u kerkojne te hapin nje llogari bankare dhe ne keto llogari u derdhin parate por se nga vijne keto para askush nuk e di, u thone jeni te punesuar por askush nuk eshte ne bordero nuk eshte ne sigurime , ata jane te punesuar deri ne daten 25 , sa te mabrojne zgjedhjet pastaj do dalin ne rruge te madhe. Ne u sigurojme se pas fitores me 25 prill do te kujdesemi qe cdo institucion shteteror qe ka abuzuar me punesimin e pamerituar elektoral , genjeshtra te qytetareve do te mbajne pergjegjesi penale. Administrata po perballet me presione ku secili prej punonjesve te sjelli 20 vota sipas hierarkise ne admnistrate. “

Bujqesia dhe blegtoria do te jene dy nga sektoret ku do te perqendrohet vemendja e qeverise Basha e cila do tiu garantoje mbeshtetje konkrete dhe ndihme financiare per te mos ti lene me tokat djerre dhe per ti rikthyer fshatit gjallerin.

Nje tjeter çeshtje me rendesi e diskutuar eshte dhe ajo e turizmit . Ku ky sektor shfaqet teper premtues per qytetin e Gjirokastres per tiu garantuar te ardhura familjeve vendase. Por ndonese duhet ti jepet prioritet shume pak vemendje i eshte dhene gjate qeverisjes Rama. Per kete z.Bejko tha se PD ka nje plan konkret qe do te nxise turizmin te zhvillohet dhe te mar formen e duhur ne qytetin e gurte.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment