Bejko : Berisha pret “flet arreste” si prokurorët komunistë duke mos lënë rob zoti pa akuzuar për korrupsion

Sekretari i PD për Pushtetin Vendor, z.Roland Bejko përmes një reagimi ka theksuar se Sali Berisha është shpallur “Non Grata” familjarisht nga SHBA-të si askush tjetër në Evropë, por edhe në botë, i akuzuar për korrupsion të qenësishëm.

REAGIMI I BEJKOS
Sali Berisha është shpallur “Non Grata” familjarisht nga SHBA-të si askush tjetër në Evropë, por edhe në Botë, i akuzuar për
1.KORRUPSION TË QËNËSISHËM.
2. Dëmtim të Demokracisë.
3.Pengim të reformës në drejtësi.
Që në momentin e parë të publikimit të këtij vendimi si “non grata”, askush nga ne që sot jemi kundër rikthimit të tij në krye të PD-së, nuk doli të kërkonte burgun për të. Askush nuk ia përmendi megaaferat e tij personale dhe as të familjes së tij i përfolë si nga opozita, ashtu dhe nga media e opinioni publik. Përkundrazi, shprehëm keqardhje dhe solidaritet me të.
E mirëkuptuam edhe kur tha se do dal të mbroj dinjitetin tim, dhe dakord, kish të drejtë ta bënte “luftën” e tij.
Por, po e shikoj tani që ka dalë tribunë më tribunë ku ka vendosur kandidatët e tij dhe po pret “flet arreste” si prokurorët komunistë duke mos lënë rob zoti mbi tokë pa akuzuar për korrupsion e afera të pista që nga Kryetari i PDSH Lulzim Basha e deri tek familjarë kandidatësh e kundërshtarësh të tij brenda PD që guxuan të mos e ndiqnin pas në historinë e tij të marrëzisë duke i vënë flakën PD për interesat e tij personale.

Mirë ky nuk e njeh më as nderin e as turpin se e ka ngrënë me bukë me kohë pasi përbaltjen e të tjerëve e ka kulturë, profesion dhe adrenalinë, po këta dritëshkurtërit e tjerë që i shkojnë nga pas i qeshin dhe e duartrokasin, si ka mundësi ta bëjnë këtë sot 31 vjet pas rënies së komunizmit?! ( Shumë prej tyre që sot i ka bashkëpunëtorët e tij të afërt, kanë qenë po kaq viktima të sulmeve dhe akuzave të tij ndër vite, sa kurrë nuk ma priste mendja se do t’i shikoja më ndonjëherë bashkë.)
I super akuzuari për korrupsion dhe afera të tjera, akuzon të tjerët për korrupsion dhe u tregon burgun! Kohë paradoksesh!
Pra ky bën pjesë tek ato rastet kur kryehajduti, thërret kapeni hajdutin!

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment