Bejko: Cmendet Rama, kërcënon PD.

0
690

Kryetari i PD Gjirokastër Roland Bejko, ka reaguar ndaj kryeministrit Edi Rama pasi ky i fundit kërcënon PD. Në një status të fundit të publikuar në rrjetin social Facebook, zoti Bejko shpreh shqetësimin se Rama, kërcënon haptazi nga Ministria e Brendshme duke paralajmëruar PD që të heshtë për të mos sulmuar “cunat e krimit”.

Më poshtë statusi i plotë i zotit Bejko.

“Është çmendur Edi Rama !

E pa parë, e pa dëgjuar, e pa imagjinuar !
Edi Rama kërcënon Partinë Demokratike dhe i kërkon të mbyllë gojën dhe të mos sulmojë “çunat e krimit” të lidhur ngustësisht me kartelet e drogës.
Këtë e bën pikërisht, nga institucioni që duhet të ish më i depolitizuari; nga Ministria e Brendshme.

Partia Demokratike duhet ta sfidojë Edi Ramën, ajo duhet ti kërkojë Edi Ramës, Ilir Metës, ambasadorëve të shkojnë së bashku në zonat ku mbillet masivisht drogë nën kujdesin e “çunave të krimit” !

Boll më me retorika podiumesh, parcelat aty janë dhe për pak ditë, pastaj korren”.

11

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here