Rrugës për në Tiranë ku demokratët e Gjirokastrës do të tubohen në Tendën e Lirisë, kryedemokrati gjirokastrit Roland Bejko, ka shfrytëzuar rastin, të denoncojë edhe mungesën e infrastrukturës rrugore në një pjesë të saj në aksin Memaliaj-Mallakastër. Për zotin Bejko, në 4 vjet pushtet, Rilindja nuk mundi të hidhte asnjë lopatë asfalt në një pjesë rrugore prej 1 km të këtij aksi pranë fshatit Qesarat. Ndonëse borxhet e marra nga Banka Botërore për infrastrukturën rrugore në boshtin rrugor veri-jug, investimi është lënë aty ku e përfundoi qeveria demokrate në fund të mandatit të dytë qeverisës në 2013. Me këtë rast, zoti Bejko, ka gjetur rastin të apelojë tek demokratët gjirokastritë që të mblidhen tek Tenda e Lirisë në orën 21:00 të ditës së sotme.
Statusi i plotë i kreut të PD Roland Bejko.
Gjirokastra drejt Çadrës së Lirisë !
Po kalojmë mbi rrugën me gropa të Qesaratit në Tepelenë. Është vetëm 1 km rrugë e mbetur pa asfaltuar nga qeveria e PD.
Për 4 vjet pushtet, Rilindja nuk mundi të hidhte asnjë lopatë asfalt edhe pse mori borxhe sa të donte nga Banka Botërore.
Në orën 21 00 takohemi të gjithë para dy kullave.
Hajdeni sa më shumë !