Bejko: Durimi e ka një limit

0
845

Kreu i PD Gjirokastër Roland Bejko, u ka bërë thirrje pushtetarëve ta lexojnë drejtë protestën e sotme të opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pasi pjesmarrja ka qenë e jashtëzakonshme dhe madhështore.

Ndonëse pushteti përmes strategjive nihliste u mundua të minimizonte shkallën e protestës dhe sasinë e masivitetit të saj, lëvizja opozitare sot në shesh, ka qenë e jashtëzakonshme për të kërkuar votën e lirë, të fshehtë dhe jo tjetërsim të saj.

Komentin e vet, zoti Bejko e pa postuar në faqen e tij në FCB.

Statusi i plotë i zotit Roland Bejko në FCB.

Nëse një lumë i tillë njerëzish do të kishte vërshuar rrugëve të Parisit, protesta pa as më të voglin dyshim do të ishte quajtur thjesht e jashtëzakonshme, madhështore, e frikshme.

Por ne jetojmë në Ballkan dhe si të tillë, kundërshtarit nuk i dalim përballë, por pas shpine, duke e goditur poshtë brinje, i ngremë kurthe, i hedhim penga, shpifim, e tallim etj.

Kështu ndodhi dhe me dronin e Oligarkëve makutë, fluturoi mbi kokat tona kur njerëzit ishin duke ardhur dhe akoma nuk ishin akomoduar mirë në bulevard.

Për aspektin sasior, mos gënjeni veten, por lexojeni drejt dhe me realizëm pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të këtyre mijëra e mijëra qytetarëve në bulevard. Mos luani me zjarrin sepse jo kaq, por mjafton dhe gjysma e tyre për t’ju përzënë me shkelma që mos të gjeni vrimë ku të futeni.

Lereni mënjanë kapardisjen dhe të gënjyerit e vetes.

Ata njerëz protestojnë për gjënë më fondamentale të demokracisë: votën e lirë,e të fshehtë, barazi në kushte, korrektësi në votim dhe jo-tjetërsim të saj.

Plotësoni këto kushte se nuk i bëni nder opozitës, por e keni detyrë kushtetuese.

Nëse nuk do t’i bëni, do t’ju detyrojmë t’i bëni.

Durimi ka një limit.

 

Shkruaj nje koment