Bejko flet me emra : Zyrtaret e PS ne Gjirokaster po u bejne presion qytetareve per voten ne 25 prill

Lidhur me zhvillimin e fushates elektorale ne dukje e qete sipas analisteve per kandidantin per deputet te PD z.Roland Bejko nuk ka qene e tille. Nga studio e TV Alpo ai ka denoncuar publikisht tentativat per blerjen e votes dhe presionin e vazhdueshem te zyrtareve te PS ndaj qytetareve te thjeshte dhe punonjesve te admnistrates.
“Punonjesve te admnistrates i eshte bere presion per te votuar per PS per te ruajtur vendin e punes , jo vetem ata vete qe duhet te votojne por edhe familjarisht sepse jemi ne ata qe ju mbajme ne pune, gje e cila eshte gabim sepse ne pune i mban merita qe jane punesuar nepermjet konkursit apo me meriten e tyre e para. E dyta askush nga drejtuesit politik kryebashkiak apo ata qe kane qene deputet nuk jane pronar te jete se qytetareve, as te shtetit shqiptar por jane sherbetor te popullit sepse paguhen nga taksat e tyre. Jam i impresionuar nga frika qe kane bizneset .Hyj ne nje biznes , bisedoj me te dhe ai me thote mos me filmo sene rastin se ti ma nxjerr kete ne FB apo Tv mua do me vijne kaçatoret e partise dhe do me masakrojne me gjoba me presion. Kjo eshte e konfirmuar. E treta si mund ti behet presion intelektualeve , te veje nje ordiner tani qe ka mar nje pozicion te caktuar nga partia dhe ti beje presion intelektualit ne pozicionin e shtetit kjo eshte e rende per demokracine . Nuk eshte faji i sistemit , ky eshte vullneti i kryeministrit qe e do pushtetin me cdo kusht .I kane mar punonjesit me imponim te duartrokisnin aty vetem mos humbisnin vendin e punes te monitoruar duartrokiten apo jo ata qe shiheshin te dyshimte. Ne lagjen e romeve nate per nate ka tension, aty shkon policia . Ne si opozite ruajme cdo levizje per blerjen e votes qe tek dhenia e parave apo ushqimeve ne kembim te saj duke shfrytezuar gjendjen ekonomike te familjeve.”
Z.Bejko ka permendur me emra personat qe sipas tij po perpiqen te manipulojne qytetaret gjirokastrit per te mar voten te tille si : ” Ferunajt te cilet levizin naten duke presionuar keta banore apo drejtori i UKGJ Gentian Llogo ky i fundit ka punesuar ne kete institucion persona gjate kesaj kohe me qellim voten , pertej normes qe i lejohet kesaj drejtorie , qytetaret do ta marin vesh te verteten pas zgjedhjeve . Andi Shkurta gjithashtu duhet te qendroje ne shtepi naten dhe te mos intimidoje njerezit e lagjes se vete duke i kercenuar me nje vend pune. Te gjitha keto te dhena qe me vijne nga qytetaret dhe mbaj pergjegjesi per keto qe them. Vete zyrtare te OSBE ka dale ne deklarate e ka thene se jemi te impresionuar nga menyra si po zhvillohet fushata elektorale sepse do te donim te degjonim debate per programet e partive politike por nuk ndodh vetem PD po flet”- ka thene nder te tjera z.Bejko.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment