Bejko: Historia ime modeste me Presidentin e ardhshëm të Francës

0
356

15326526_10211741002345609_458821881971692311_n-1

15219979_10211741032666367_3376998612077897990_n 15267890_10211741006585715_7982806619064297038_n 15267948_10211741025586190_2528229549580816192_n

Themeluesi i Shkollës së Administratës Publike, pedagogu Roland Bejko tregon si është takuar me Presidentin e ardhshëm të Francës Francois Fillon. Zoti Bejko ka ndarë me miqtë e tij në rrjetin social Facebook, një histori modeste me presidentin e ardhshëm francez gjashtë vjet më parë, kur Fillon, mbante postin e kryeministrit të Francës. Fillon, është një aleat i cmuar i kreut të opozitës shqiptare Lulzim Basha dhe i ish kryeministrit Sali Berisha. Njohjet me nivelet më të larta të drejtimit të së djathtës franceze, zoti Bejko, i ka krijuar, në kohën kur mbronte studionte në Francë në shkollën e njohur ENA.

Statusi i plotë i zotit Bejko në Facebook.

Historia ime modeste me Presidentin e ardhshem te Frances.

Francois Fillon prej dy ditesh eshte zyrtarisht Kandidati i Republikaneve dhe Centristeve per zgjedhjet presidenciale te vitit te ardhshem ne France. Ish kryeministri i Sarkozy fitoi me rreth 67% te votave ne raundin e dyte te dielen me 27 nentor ndaj kryetarit aktual te bashkise Bordo, Alain Juppe ndersa nje jave me pare triumfoi edhe ndaj ish shefit te tij Sarkozy dhe 6 kandidateve te tjere.

Kam pasur nderin ta takoja Presidentin e ardhshem te Frances ne zyren e tij ne vitin 2010 ne nje pritje qe organizoi per ish studentet me rastin e 65 vjetorit te themelimit te ENA (Shkolla Nacionale e Administrates) e krijuar ne 1945 nga gjenerali De Gaul.

Kur me erdhi rradha e takimit,pasi drejtori i shkolles (personi qe duket perkrah Fillon, Bernard Boucault,) me prezantoi si ish prefekt shqiptar, pata kenqesine te shkembeja disa fjali me kryeministrin francez duke ju prezantuar si Drejtor i Pergjithshem i Integrimit ne Ministrine e Brendshme shqiptare. I fola per punen e madhe qe po benim per plotesimin e kushteve per liberalizimin e vizave dhe per procesin e integrimit evropian.

Me tha se e njihte mire dosjen e Shqiperise sepse pak kohe me pare se bashku me Presidentin Sarkozy ishin takuar ne Paris me Kryeministrin Sali Berisha. “Shqipetaret e meritojne te levizin pa viza ne BE si dhe te jene pjese e saj, por ju duhet te punoni shume dhe me dashuri per vendin e shqiponjave”.
Drejtori Boucault e informoi Kryeministrin Fillon edhe per projektidene qe kishim se bashku per te ndertuar ne Shqiperi Shkollen Shqiptare te Administrates Publike ne partneritet me ENA-n dhe Qeverine franceze. “Ide e shkelqyer, do keni gjithe mbeshtetjen tone, duhet ti thellojme bashkepunimet bilaterale me Shqiperine” – na tha me qetsine qe e karakterizon Kryeministri Fillon.

Ate mbremje, sic duket dhe ne foton me poshte, isha i ftuar i nderit nga Drejtori Baucault ( deri para disa muajsh,ish Prefekt i Parisit) ne anijen e famshme “Bateaux de mouche” dhe diskutuam me entuziazem per hapat e metejshem qe do te hidhnim per krijimin e shkolles se administrates publike ne Shqiperi.
Pas disa muajsh, personi tjeter ne tavoline me ne, ish shefi i kabinetit te Hubert Vedrin, drejtori i mardhenieve me jashte i ENA, me ftesen time erdhi ne Tirane ku u takua me ministrat Basha e Tafaj. U ra dakord qe shkolla do ngrihej me mbeshtetjen e qeverise franceze, dhe ashtu u be. Nje ekspert francez punoi me ne deri sa shkolla filloi nga puna. Ky projekt, pati nga fillimi ne fund mbeshtetjen e vecante te Kryeministrit Berisha, dhe gjej sot rastin ketu ta falenderoj per besimin qe pati tek une, se bashku me ministrin F. Noka, per permbushjen me sukses e ne nje kohe te shkurter te ketij projekti te rendesishem duke me emruar si te parin drejtor te saj.

Me ardhjen e Rilindjes ne pushtet, u devijua qellimi i krijimit te shkolles e cila do te ishte jo thjesht pregatitese e konkurseve te administrates, por edhe institucioni qe do te nxirte edhe eliten e administrates si dhe do te ishte vitrina nderkombetare e modernizimit te shtetit shqiptar.
Natyrisht, ndjej keqardhje.

Me publikimin e kesaj fotoje, nuk dua te impresionoj askend sic bejne rendom shqiptaret. Madje disa nga koleget dhe miqte e mi te afert bashkestudente, ishin pjese e satfit te tij gjate zgjedhjeve brenda Republikaneve.
Por,nepermjet ketij episodi te jetuar dua te deshmoj se Presidenti i ardhshem, i 52-i i Frances, eshte dhe do te jete nje mik dhe dashamires i shqiptareve.

Dhe padyshim, nje aleat i cmuar i Partise Demokratike dhe kryetarit te saj Lulzim Basha.

Shenim: z.Besim Mulaj, ne foton se bashku, ishte midis studenteve qe gjithashtu u takua me kryeministrin Fillon.

 

 

Shkruaj nje koment