Bejko i nxjerr videon Berishës: Ja si urdhëronte djegien e mandateve, Basha zbatoi urdhërin e tij

0
242

Sali Berisha që kur nisi lëvizjen e tij për të marrë PD-në, pasi u shpall “non grata” nga SHBA, iu thotë demokratëve se Lulzim Basha i tradhtoi, pasi vendosi të djegë mandatet e deputetëve, çka ndikoi në fitoren e tretë të Edi Ramës.E vërteta në fakt është ndryshe, pasi ka qenë vetë Sali Berisha, ai që e ka artikuluar i pari djegien e mandateve. Roland Bejko ka publikuar videon e Sali Berishës, ku artikulohet për herë të parë nga një përfaqësues i PD-së, teza për djegien e mandateve.

Si mëposhtë:

Berisha ka urdhëruar djegien e mandateve, Basha e ka ekzekutuar atë vendim.

Sot ai u thot mbështetësve të vet se, “Berisha nuk dinte gjë për djegien e mandateve, atë vendim e mori Basha me kokën e vet!”

PS. Po mirë mo, nuk ka një njeri që merret me mediat t’ia mbledhë këtij gjithë deklaratat që ka bërë që nga fillimi në fund kur bënte thirrje për djegien e mandateve dhe bojkotimin e zgjedhjeve dhe kur thosh se të bësh zgjedhje me Edi Ramën është tradhëti kombëtare..?-shkruan Bejko.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here