Bejko : Kemi emra të personave që po ushtrojnë presion ndaj punonjësve të admnistratës për blerje votash

Nga emisioni STOP kandidati i PD per deputet z.Ŕoland Bejko ka bërë një deklaratë të fortë, ku sipas tij PD disponon emra të personave që po ushtrojnë presion ndaj punonjësve në admistratën publike për të blerë votat nga drejtorat aktualë. Ku përgjegjësi kryesor është Bledi Çuçi.

Deklarata e plotë:
BejkoNe kemi me emra njerëzit që i bëjnë presion administratës publike për blerjen e votës. Fillimisht do i publikojmë me iniciale e pastaj me emra. E dimë kush janë këta drejtora dhe në Gjirokastër 4 drejtorë kanë përfituar. Ata janë drejtor-shëtitës nga një institucion me tender në një tjetër institucion me tender dhe këto para të fituara në këtë mënyrë kthehen në investime personale dhe kur vjen fushata në investime elektorale.
Këta persona mbushin valixhet, shkojnë te romët, te egjiptianët, te ndihma sociale dhe te të papunët dhe një vend pune e ndajnë në katër persona. Sot, me dhjetra, qindra njerëz hapin llogari nëpër banka sepse kanë marrë premtimin nga drejtuesit lokal këtu për punësim, por do figurojnë në borderon e shtetit veç për zgjedhje. Atyre do u jepen para nga bota e krimit.
Bledi është përgjegjës për këtë krim që po bëhet. Nuk ka mënyrë tjetër veçse të prishë mardhëniet me kandidatët e tjerë të partisë dhe kështu do duket se kush ka influencë më shumë në PS, ose do futë duart në kutitë e votimit, do manipulojë, do blejë vota, do shpërndajë para, do bëjë punësime informale… Alternativë tjetër Çuçi nuk ka
.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment