Kreu i PD Gjirokastër Roland Bejko, ka kërkuar dorëheqjen e prefektit të Qarkut të Gjirokastrës Flamur Bime, për shkak të mungesës së menaxhimit total të situatës në terren, si pasojë e kohës së keqe me dëborë që ka përfshirë gjithë jugun e vendit. Në një prononcim për mediat vendore, zoti Bejko, ka denoncuar paralizimin total të institucioneve shtetërore të cilat duhet të ishin në krye të dtyres ndërkohë që nuk po veprojnë në shërbim të komunitetit duke qenë tërësisht të paafte. Sipas tij, si shefi i shtabit të emergjencave, prefekti i Qarkut të Gjirokastrës, ka qëndruar indiferent. Dite me pare prefekti duhet te kish mbledhur shtabin e emergjencave ne prezencen e mediave dhe do te kish paraqitur nje plan masash per vleresimin e situates se motit te ftohte qe pritej te vinite, dhe me pas duhet te kish nje plan operacional te mire strukruraur per nderhyrjet ne teren. Sot te gjitha zonat malore jane te bllokuara, blektoret jane ne veshtiresi per ushqim dhe qyteti e fshatrat pereth vuajne mungesen e ujit te pijshem.