Bejko: Koha e keqe, zbulon investimet korruptive në infrastrukturë

0
481

Kreu i PD Gjirokastër Roland Bejko, ka denoncuar korrupsionin qeveritar në investimet e kryera në Gjirokastër. Në një prononcim për mediat lokale, zoti Bejko, ka bërë përgjegjëse për gjendjen katastrofale të përmbytjeve në qytet, institucionet shtetërore të cilat kanë treguar paaftësi në menaxhimin e situatës. Njëkohëëisht Bejko ka dënuar ashpër, investimet e kryera në qytet në disiplinimin e kanalizimeve të ujërave të cilat me rreshjet e fundit, rezultuan të jenë pjellë e aferave korruptive nga qeveria dhe qeveritarët lokalë në Gjirokastër. Ndërkaq zoti Bejko, ka postuar edhe në rrjetin social Facebook, foto të rrugës së kalldrëmtë në lagjen Varrosh, duke e shoqëruar me një status denoncues.

Reagimi i plotë i Roland Bejkos në Facebook.

 

Shikoni çfarë bën korupsioni qeveritar në Gjirokastër.

Vitin e kaluar përfundoi investimi 1 milion dollar në rrugën e kalldrëmtë të lagjes Varosh, pranë shtëpisë së Kadaresë, sot ka dy muaj e hapur, e shqyer, e masakruar nga kanalizimet që kanë një vit në mbarë qytetin e UNESCO-s dhe nuk po mbyllen.

Po bëhet qytet i pabanueshëm Gjirokastra, uji që zbret që nga lagjet e sipërme në luginë nuk gjen puseta ku të futet.

Sistemi i kanalizimeve është jashtë funksionit.

Kjo është rilindja urbane, shkëlqim i remë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here